Rreth nesh · Ekipi

Njerëz të përkushtuar.
Mbështetje me zemër.

Ekipi ynë multidisiplinar bashkon njohurinë profesionale, kujdesin dhe bashkëpunimin me familjen për të ndihmuar çdo fëmijë të përparojë.

Njihuni me
ekipin tonë profesional.

Gzim Kllokoqi, Menaxher Financiar
01 · Menaxher Financiar

Gzim Kllokoqi

Menaxhon planifikimin, administrimin dhe raportimin financiar, duke mbështetur zbatimin e përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të projekteve.

Përparim Poroshtica, Zyrtar për Mbrojtje
02 · Zyrtar për Mbrojtje

Përparim Poroshtica

Mbështet zbatimin e standardeve të mbrojtjes, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi të sigurt, të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

Hera Jakupi, Psikologe
03 · Psikologe

Hera Jakupi

Ofron mbështetje psikologjike me një qasje profesionale, të kujdesshme dhe të përqendruar te nevojat individuale.

Altinë Mehmeti, Logopede
04 · Logopede

Altinë Mehmeti

Ofron vlerësim dhe terapi të personalizuar për vështirësitë në të folur, gjuhë dhe komunikim, me fokus në ndërhyrjen e hershme.

Artiola Ilijazi, Logopede
05 · Logopede

Artiola Ilijazi

Zhvillon terapi logopedike në institucionet “Dardania” dhe “Ardhmëria 2”, në një mjedis të sigurt, pozitiv dhe motivues.

Nora Rrahmani, Logopede
06 · Logopede

Nora Rrahmani

Ofron shërbime logopedike në Zhegër, Lladovë dhe Haxhaj, duke përdorur lojën, qasjen e personalizuar dhe metoda bashkëkohore.

Argjent Abazi, Logoped
07 · Logoped

Argjent Abazi

Ofron mbështetje profesionale në shkollën “Rexhep Elmazi”, me fokus në ndërhyrjen e hershme dhe bashkëpunimin me familjet e mësimdhënësit.

Brikena Azizi, Zyrtare ligjore
08 · Zyrtare ligjore

Brikena Azizi

Ofron këshillim dhe mbështetje ligjore për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat vetushqyese, përmes Klinikës Mobile multidisiplinare.